Përmbytjet/ Leskaj në Novoselë: Paaftësia e autoriteteve dhe korrupsioni kanë penguar investimet e nevojshme!

Deputeti i PD, Bujar Leskaj ka shkuar dje pasdite në Novoselë dhe është takuar me banorët, ku prej dy ditësh lumi Vjosë ka dalë nga shtrati duke përmbytur banesa si edhe stalla me bagëti në fshatin Bishan.

Gjatë bisedës me deputetin,  banorët shprehën shqetësimin për mungesën e mbështetjes dhe demshpërblimeve ndër vite.

Deputeti Leskaj tha se, masat që janë marrë deri tani për t’u përballur me këtë situatë kanë qenë minimale, edhe pse në letra janë parashikuar argjinatura mbrojtëse, ato ende nuk janë ndërtuar.

Postimi i deputetit Leskaj

Sot në mbrëmje, 21.11.2025, së bashku me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike për njësinë administrative Novoselë, z.Martino Peshtani, z.Adriatik Llanaj, z.Nandito Bulla dhe anëtarë të Forumit Rinor Vlorë, vizituam Urën e Mifolit, ku monitoruam nga afër situatën në njësinë administrative Novoselë.

Sipas informacioneve të disponueshme, deri tani janë 14 banesa të përmbytura, me dëme të konsiderueshme materiale, si dhe dhjetra hektarë tokë të mbuluar nga uji.

Masat që janë marrë deri tani për t’u përballur me këtë situatë kanë qenë minimale. Edhe pse në letra janë parashikuar argjinatura mbrojtëse, ato ende nuk janë ndërtuar.

Aktualisht, është realizuar vetëm një argjinaturë balte provizore, që vazhdon të jetë kërcënim për zonën, si pasojë e nivelit të ujit në lumin Vjosë dhe rrezikun e daljes së tij nga shtrati.

Për vite me radhë, në kuadër të masave për parandalimin e përmbytjeve, kjo zonë ka hasur në abuzime dhe korrupsion të hapur. Fondet për ndërtimin e kanaleve dhe argjinaturave janë keqmenaxhuar dhe shpesh janë shpërdorur për interesa personale.

Edhe pas përmbytjeve të mëparshme, banorët e zonës nuk kanë marrë asnjë kompensim për dëmet e shkaktuara, duke lënë një ndjenjë të thellë zhgënjimi dhe pa besim te autoritetet.

Kjo situatë tregon jo vetëm paaftësinë e autoriteteve për të marrë masa konkrete në kohë, por edhe lidhjet e ngushta të korrupsionit që kanë penguar investimet e nevojshme për mbrojtjen e banorëve dhe pasurisë natyrore të zonës.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Rama kërcënon me vdekje prokurorin e Ballukut

Sali  Berisha Kërcënimi me vdekje nga Ramaduro i gjyqtarit dhe prokurorit të Ballukut, një akt …