Mesazhi gjerman/ Wadephul nuk takoi Ramën, i drejtohet shqiptarëve dhe takime në SPAK

“RD”

Ramën nuk e takojnë jo vetëm amerikanët, por edhe Gjermanët. Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul nuk u takua në Tiranë me Ramën, por me prokurorët që po hetojnë aferat e zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman Johann Wadephul  kaloi pa shumë zhurmë në media. Regjimi u kujdes që vizita e tij të mos kishte shumë jehonë. Po përse një censurë e tillë ndaj mesazheve të një vendi si Gjermania që është lokomotiva e Bashkimit Europian dhe se pa një “Ok” të Berlinit as mund të bëhet fjalë për një anëtarësim në BE?

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Mesazhet e vizitës së Wadephul janë të ngjashme me ato të zyrtarëve të lartë amerikanë që po vizitojnë Shqipërinë kohët e fundt. Shikohet një izolim i plotë i regjimit dhe Ramës nga SHBA-Gjermani.

Deklaratat e tyre janë të ngjashme për vizitat në Shqipëri. Në asnjë rresht të njoftimit zyrtar të Ambasadës gjermane në Tiranë mbi vizitën e Wadephul në Tiranë nuk përmendet fjala “qeveri”.

“Gjermania vlerëson angazhimin e madh që shumë shqiptare dhe shqiptarë po bëjnë, si në politikë, administratë dhe shoqëri civile, për të realizuar reforma të vërteta”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Pra, nuk përmendet qeveria, por shqiptarët, mesazh i ngjashëm me qëndrimin e Uashingtonit pas farsës së 11 majit, ku në asnjë rresht nuk përmendej qeveria, por shqiptarët.

Regjimi i mbështetur nga Kosi i BE thotë se anëtarësimi në BE do të bëhet edhe pa reforma, por Gjermania ka thënë në Tiranë një “jo” të prerë.

“Është e qartë që: nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma. Por nëse Shqipëria e ndjek vazhdimisht këtë rrugë dhe intensifikon përpjekjet e saj, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha:, thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës. Dhe sërish në rreshta thuhet Shqipëria, jo qeveria.

Në një rast të rrallë ministri i Jashtëm gjerman është takuar me prokurorë të SPAK vetëm pak ditë para se ky institucion të merrte të pëndehur Belinda Ballukun. Mesazhi është i qartë, mbështetje për prokurorët që luftojnë korrupsionin në nivelet më të larta.

Njoftimi i Ambasadës gjermane

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Ëadephul vizitoi Shqipërinë, si pjesë e një udhëtimi në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ai diskutoi rrugën drejt BE-së me Ministren e Jashtme Spiropali dhe kreun e SPAK-ut, Dumani.

Ballkani Perëndimor ka prioritet për Gjermaninë, dhe ne e mbështesim fuqimisht rrugën e saj drejt BE-së. Dinamika në Shqipëri është e jashtëzakonshme, kohët e fundit ndoshta asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë përparime të tilla. Gjermania vlerëson angazhimin e madh që shumë shqiptare dhe shqiptarë po bëjnë, si në politikë, administratë dhe shoqëri civile, për të realizuar reforma të vërteta.

Është e qartë që: nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma. Por nëse Shqipëria e ndjek vazhdimisht këtë rrugë dhe intensifikon përpjekjet e saj, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha. Reformat të mëtejshme duhet të miratohen dhe të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një drejtësi e pavarur dhe efektive është thelbi i çdo shoqërie demokratike dhe të lirë. Me SPAK, Shqipëria ka një institucion të fortë që po bën përparime konkrete në hetimin dhe luftimin e korrupsionit. Shoqëria dhe ekonomia mund të lulëzojnë vetëm kur mundësitë shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe ka besim në institucionet e pavarura.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Ku shkojnë miliardat e BE?/ Orban flet, Von der Leyen braktis sallën, Trump e përshëndet

Nga Maria Castellani Në Strasburg, Viktor Orbán po shkakton një “tërmet politik evropian”. Dje, Ursula …