Reagimi i qeverisë/ “Rruga Qukës-Qafë Plloçë u shemb sepse ra shi…”

Qeveria ka reaguar zyrtarisht mbi shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, e inauguruar dy muaj më parë dhe një investim prej 370 milionë ëurosh.

Sipas qeverisë, arsyeja e kësaj shembje ishin reshjet e shiut. Sipas qeverisë I bie që rruga të mos dëmtohej duhet të mos binte kurë shi.

Njoftimi i Autoritetit Rrugor

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.

About Krye Redaktor

Check Also

Sigurim në kohë sfidash: Rrëfimi i sukseseve të SIGAL Kosovës

Në tetorin e vitit 2003, Kosova ishte një treg i ri dhe sfidues, katër vjet …