Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas deklaratës së Marta Kos mbi zgjedhjet në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një qëndrim të frymëzuar nga propaganda e paguar e Edi Ramës.
Berisha tha se, deklarata e zonjës Kos përbën shkelje të parimeve ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve dhe se PD e ka kundërshtuar publikisht si të njëanshme dhe të ndikuar nga dizinformimi i qeverisë.
Kreu i PD përshëndeti qëndrimin e Komisionit Europian, i cili sipas tij distancohet nga deklarata e Kos dhe mban një linjë më të drejtë e të paanshme mbi proceset zgjedhore në Shqipëri.
Partia Demokratike pas deklaratës së Marta Kos, bëri një deklaratë në të cilën ajo e publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmit politik i majtë apo dizinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.
Ajo çka unë dua të them, sot lexova para se të vij këtu, se ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të Komisionit Europian të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos, një adhuruese pa kushte për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave, gjëmave të tij.
Ndaj dhe unë falënderoj Komisionin për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët.
Sikundër thekson se sot Shqipëria në mënyrë absolute përveç pozicionit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë nga kushtet dhe kriteret që kërkohen për këtë anëtarësim”, tha Berisha.
Gazeta RD