Deklarata e drejtueses së PPE/ Berisha: U dënuan lidhjet e tmerrshme të qeverisë me kartelet e drogës!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se drejtuesja e Partisë Popullore Europiane, Dolors Montserrat, ka dënuar hapur në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së atë që ai e cilësoi si “lidhjet e tmerrshme të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës”.

Ai tha se, sekretarja e Përgjithshme e PPE-së e ka përfshirë Shqipërinë ndër çështjet kryesore të mbledhjes, duke e etiketuar vendin si një narkoshtet dhe duke ngritur shqetësime serioze për situatën e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës

“Ju e dëgjuat vetë nga deklarata e Dolors Montserrat, sekretare e Përgjithshme se cili ishte qëndrimi i Partisë Popullore në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të CDI.

Pra, sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane shprehu në përmbledhjen, në deklaratën e saj në të cilën përmblodhi çështjet kryesore të asamblesë, një nga të cilat ishte Shqipëria, narkoshteti shqiptar dhe lidhjet e tmerrshme me kartelet e drogës të qeverisë shqiptare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …