Xhensil SHKEMBI
E pyeta para pak ditësh në Korçë ministren e arsimit Mirela Kumbaron, në një intervistë që e gjeni lehtësisht në FB apo YouTube, a do ndryshojnë tekstet shkollore dhe a del garant që nuk do përfshihet komuniteti LGBT në to – nuk u përgjigj por u mor me mua, duke pretenduar se unë nuk kisha lexuar ligjin
Pak ditë më pas, në TV Klan transmstohet një kronikë ku tregon se tekstet shkollore do të ndryshojnë. A del kush garant që nuk do përfshihet komuniteti LGBT në to? JO!
Sot në Top Channel gazetarja Kristi Gongo trajton një temë interesante. Njerëz të paidentifikuar kanë shpërndarë broshura afër një shkolle në Tiranë ku mësojnë fëmijët se gjinia nuk ka lidhje biologjike. Pra, ti nuk lind as mashkull as femër.
A ka reaguar ministria e arsimit? JO!
A kanë reaguar këto shoqatat e komunitetit LGBT? JO! (ç’do thonë?)
A ka reaguar policia? Çdokush shpërndan çdogjë, do arrijmë ndonjë ditë bëhet broshurë pro vetëvrasjes, prap nuk i bëjmë dot gjë (mendoj unë)
Dhe pyetja që lind natyrshëm është: ku po shkojmë me këtë ritëm? A është normale që çdo gjë që lidhet me fëmijët, edukimin e tyre dhe identitetin biologjik të trajtohet sikur po flasim për eksperimente shoqërore? Askush nuk mban përgjegjësi. Institucionet heshtin. Ministria bën sikur s’ka parë asgjë, sikur nuk ka detyrë të mbrojë fëmijët nga materiale anonime e të pakontrolluara që u futen në çantë pa dijeninë e prindërve.
Ndërkohë prindërit janë lënë të vetëm, të hutuar, mes një debati që nuk po e nis asnjë prej tyre. A nuk është detyrë shteti të garantojë transparencë totale për çdo ndryshim që preket në tekstet shkollore? A nuk është detyrë e institucioneve që të dalin e të thonë hapur se çfarë do u mësohet fëmijëve tanë? Heshtja nuk është rastësi — është strategji.
Dhe më e rënda: kjo po ndodh para syve tanë, pa debat publik, pa transparencë, pa konsultim me ekspertë të fushës, prindër, mësues apo komunitetin e gjerë. Sot u shpërndanë broshura në mënyrë anonime. Nesër çfarë tjetër do të futet në shkolla pa dijeninë tonë? Deri kur do tolerojmë që tema kaq delikate të trajtohen me dyer të mbyllura?
E TMERRSHME!
Gazeta RD