“Më flet për Vlorën dhe…”/ Modelja e videove po*rno tregon bisedat me Ramën

Modelja e videove porno tek “OnlyFans”, Bia Khalifa nga Rumania, e cila së fundmi është bërë pjesë e shtëpisë “Big Brother VIP Kosova4”, ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e papritur ku përmend kryeministrin Ramën.

Gjatë bisedës që ka patur me banorët e tjerë të shtëpisë, Bia Khalifa ka pretenduar se ka njohje personale me kreun e qeverisë shqiptare teksa u shpreh me bindje: “Kam shumë informata që kam marrë nga Edi Rama. Kam pasur me të shumë biseda intelektuale.

Duke vijuar më tej ajo ndau detaje rreth bisedave që pretendon se ka zhvilluar me Ramën.

 “Më tha që qyteti i tij i preferuar është Vlora dhe se po rregullon rruga e rrugica”- tha ajo, ndërkohë që edhe banorët shprehen të habitur në mimikat e fytyrës.

Deklarata e saj ka shkaktuar menjëherë habi dhe diskutime si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë nisur të komentojnë mbi vërtetësinë e kësaj njohjeje të pretenduar.

About Krye Redaktor

Check Also

Ku shkojnë miliardat e BE?/ Orban flet, Von der Leyen braktis sallën, Trump e përshëndet

Nga Maria Castellani Në Strasburg, Viktor Orbán po shkakton një “tërmet politik evropian”. Dje, Ursula …