CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Mos paç fatin e… “Bela-Ramës”

Nga Basir ÇOLLAKU

Kjo është sa legjendë, aq edhe gojëdhënë e ironisë së urtë popullore, për femra sojnike me lëvizhmëri të theksuar, nderbërëse individuale, por që në projektet e tyre të karrierës, u prin fati e nuri, përtej të zakonshmes e meritueshmërisë intelektualo-profesionale. Teksa has përgjimet e mesazhet e Ballukut, zëvëndëses së Ramës, me palloshë e kurva, në komunikimet me vartësit, e me kontekstin në adresë të kryeministrit nuk mund të qortosh kujtesën, e cila lajmëron zhvillimet me ndodhitë e vjetra e me referencat e arkivit.

Nëse shohim dosjen e tenderave të shumtë të deritanishmë në dosjen e”Balluku”, numër sa vjen në rritje nga akuza, vëmë re mënyrën e trajtimit të pronës e parasë publike, e të komunikimit rrugaçëror të zyrtarëve, përfshirë edhe ministren. Kjo e fundit e ngre temperaturën leksikore në sfera me ngjyrime seksuale duke folur për palloshë e kurva. Natyrisht zyrtarët kanë dijeni për kë dhe çfarë po flasin, duke mos u kursyer në përcaktime ndaj gjithësecilit.

Por pyetja e nisur për një përgjigje nga drejtësia është: kush ashtuset, kush fiton e kush humbet?!

Taksat, paratë publike, janë ato që rrëshkasin më keq se rrugët urat e tunelet e shembura. Renditen si viktima më e madhe. Kanë lënë në tokë në investime ca qindarka, e të tjerat i kanë përlarë për xhepat e tyre. Atë faqe të zezë të hedhur shko e shkel, e morën reshjet nëpër përroje, përpara se ta merrnin prokurorët. Ngjan si një Kuplara e madhe, ku në çdo derë është vënë një tender, një koncension, një leje strategjike, voltaike, hidrokarburesh, turistike, shërbimesh. E tutor, tutore, është një e, apo i vjetër, në këtë zanat shfrytëzimi.

Në vitrinën e kësaj bordelloje, Ramë-Bela, kanë vënë në punë për fitimet e tyre, Unazën e Madhe, Tunelin e Llogarasë, Aeroportin e Vlorës, termocentralet tigra 1 dhe 2, Rrugën Qukës-Qafë Plloçë, tunelin e Skërficës, Rrugën e Arbërit, rrugën Thumanë-Kashar, Portin e Durrësit, Porto Romanon, AKSHI-n, Inceneratorët, investimet strtaegjike, Sinaloan, Ndranghetën, Camorran, Sacra Corona Unita, duke bashkëpunuar me bandat e krimit të organizuar, të trafikut të drogës, organizata tashmë të shpallura terroriste nga administrata Trump. Përtej gjithë kësaj babëzie, batërdie, vjedhjeje, kriminalizimi të ekonomisë dhe të politikësë, tutorët e këtij prodhimi ia kanë dalë të jenë në krye të këtyre zanateve për 13 vite.

Nuk kanë munguar sojsëzë e sojsëze të huaja, si nga bota e Mafias ashtu edhe e Diplomacisë, duke punuar ndonjë turn në këtë zanat, për hesap të shpërblimeve nga kjo ndërtesë e madhe baxhell-llëku ndërtuar nga kjo qeveri, ministra e funksionarë të saj. Ka ndodhur deri më tani, si me organizatat e drogës, ku dënohen shpërndarës, e shpëtojnë donët, krerët.

Edhe femra të shfrytëzyara nga trafikantët e qenies njerëzore të ishin, largqoftë gjithë këto emra, tutorët do ishin bërë milionerë. Por në fund të kaq shumë denoncimeve e provave do të ishin arrestuar, ndjekur penalisht e dënuar shumë herë për krime në rrethana rënduese. Do të ishin sekuestruar pasuritë, e përzënë nga jeta publike e këtij vendi. Deri tani kanë pasur fatin e asaj..Gjasat janë se leja e shfrytëzimit është revokuar pa kthim dhe ata, ato, janë udhës për në dreq.. ..Ndaj duhet thënë mos paç fatin e …”Ramë-Belës”.

About Redaksia

Check Also

Strofulla e krimit/ Bardhi nxjerr foton: Banda 2B ku Balluku ndante tenderat korruptivë!

Kreu i Grupit Parlamentar në PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar ditën e sotme se Belinda …