Strofulla e krimit/ Bardhi nxjerr foton: Banda 2B ku Balluku ndante tenderat korruptivë!

Kreu i Grupit Parlamentar në PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar ditën e sotme se Belinda Balluku kishte një vend të posaçëm ku sipas tij ndante tenderat korruptivë.

Në një postim në rrjete sociale, Bardhi ka ndarë një foto të Ballukut me vartësit e saj, krahas së cilës shkruan se kjo është strofulla e krimit, ku ndaheshin tenderat e paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive.

“Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit “Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis”, ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Banda “2B” funksiononte taman si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive. Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi.  Një pjesë e bandës 2B tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t’i bashkohet edhe pjesa tjetër”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Mos paç fatin e… “Bela-Ramës”

Nga Basir ÇOLLAKU Kjo është sa legjendë, aq edhe gojëdhënë e ironisë së urtë popullore, për …