Thirret në SPAK edhe Tërmet Peçi

Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Peçi mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10, ndërsa nuk është bërë publik akoma ndonjë informacion se për çfarë është thirrur deputeti i Rilindjes.

Në prill të këtij viti Partia Demokratike depozitoi në SPAK një kallëzim për ish-kryebashkiakun e Tepelenës për korrupsion dhe abuzim me tenderat e rindërtimit, duke përmendur një aferë që arrin deri në 66 milionë euro.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …