Banorët e fshatrave në Kolonjë: Jemi të izoluar prej një jave, kemi të sëmurë…

Banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila kalon mbi lumin Osum.

Shkak për protestën është izolimi i mbi 10 fshatrave, të cilët prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve.

Sipas banorëve, ura lidhëse me rrugën kryesore është dëmtuar rëndë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve dhe mjetet e ndihmës.

Situata paraqitet edhe më shqetësuese, pasi në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që nuk mund të transportohen drejt qendrave shëndetësore.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet, duke apeluar që të mos lihen në një gjendje ku, sipas tyre, “janë në mëshirë të fatit”.

About Redaksia

Check Also

“”Piçkla e vogël” e Kumbaros/ Tare: Duhen futur njerëz në burg, janë falsifikuar dokumenta

Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin …