Edi Rama, Lubi Balluku dhe drejtuesit e drejtorisë së rrugëve, në dokumente figurojnë si organizatë kriminale

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama, Lubi Balluku dhe drejtuesit e Drejtorisë së Rrugëve figurojnë në dokumente si pjesë e një organizate kriminale dhe kërkoi nga Prokuroria që të rivlerësojë me kujdes akuzat dhe të hetojë pa ndikime politike veprimet e tyre.
Berisha theksoi se, sipas dokumenteve dhe fakteve që disponon, veprimet e tyre përbëjnë një skemë të organizuar kriminale, ku 5-6 persona kanë vepruar së bashku në mënyrë të koordinuar, duke dëmtuar interesat publike dhe duke shkelur ligjin.
“Unë i kam dëgjuar të gjitha variantet, por me sinqeritet nuk mund të them, ndonëse ju e dini skepticizmin tim dhe disa qëndrimeve ndaj disa elementëve të SKAP-it të partisë. Nuk mund të them se është ndikim ndërkombëtar apo është vendosmëri për të zbatuar ligjin në kushte kur Lubia, Ervisi dhe Edi Rama tregonin gjithçka të mbrapshtë që po bënin me mesazhet e tyre.
Dhe në këto raste gjykatësi, prokurori, hetuesi, ose do humbiste çdo fytyrë dhe do i thoshte burgut hapu se, një ditë ato do të hetohen prap, ose do bënte këtë që bëri, zbatoi ligjin dhe e zbatoi me lehtësi.
E thashë edhe njëherë, unë insistoj dhe do të vij këtu para jush të ju faktoj se, ata kanë vepruar si organizatë kriminale.
Edi Rama, Lubi Balluku dhe ato kryesorët e drejtorisë së rrugëve, do e shoh se çfarë funksionesh kanë, ato në dokumente figurojë organizatë kriminale. Dhe nëqoftëse hetimi, nëqoftëse gjykata do ti kualifikonte, do të nderonte plotësisht ligjin.
Sepse në çdo rast tjetër, kur 5-6 vetë bëhen bashkëautor në një vjedhje, apo në një krim, quhen organizatë kriminale. Kurse këtu nuk u quajtën. Po të ishte kllaposur Edi Rama me Lubinë si drejtues të një organizate kriminale, do e shihnit se si shkonte zhvillimi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“”Piçkla e vogël” e Kumbaros/ Tare: Duhen futur njerëz në burg, janë falsifikuar dokumenta

Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin …