Minatorët e Spaçit fitojnë të drejtat e tyre falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Mëlyshi

Minatorët e Spaçit në Mirditë kanë mbyllur protestwn pas rreth dy muajsh për paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Përmes një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit, ata njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore.

Organizatorët u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e të gjitha 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”.

Tubimi u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, të cilët garantuan mbështetje të plotë deri në zgjidhjen e problemeve të minatorëve.

Pas mbylljes zyrtare të grevës, një përfaqësi e minatorëve, e ndërmjetësuar nga kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe deputeti Gjin Gjoni, kane nisur negociatat me kompaninë “Tete Albania” për rikthimin në punë të minatorëve dhe më pas për plotësimin e kërkesave të tyre.

Image

Image

Image

Image

Image

About Redaksia

Check Also

Rama konfirmon Grushtin e Shetit/ “Do ndryshoj ligjin për të mos lejuar hetimin e ministrave”

Rama nuk do të lejojë arrestimin e Ballukut duke sfiduar hapur drejtësinë dhe duke i …