Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, paralajmëroi se do të paraqesë dokumente dhe fakte për shqiptarët mbi një skandal ndërkombëtar të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
“Skandal madhor ndërkombëtar. Unë do paraqes dokumente fakte para shqiptareve, për aktin e paprecedent të Edi Ramës dhe Ballukut që ka bërë. Ka kryer një skandal ndërkombëtar. Dje Rama bëri mashtrim shqiptarëve dhe Europës dhe do ta dënoj me forcën më të madhe”, tha ai.
“Në të gjitha hetimet e mia, gjykata ka dhënë vendime politike kundër meje. Por cili viu viu kush ja bën ja bën vetingu. I ranë kokës. Unë kisha dërguar nenin për heqjen cdo lloj mbrojtje për deputetin por këta e forcuan, tani le të vazhdojmë”, tha Berisha.
Gazeta RD