Nuk shërohet kanceri me jodio!

Nga Agim XHAFKA

Kaloi java që Rama lufton të na mbushë mendjen se Gjykata Kushtetuese rastin Balluku duhet ta trajtojë si një ndërhyrje të gjyqësorit në pushtetin ekzekutiv. Një gafë që nuk ndodh askund në vendet e qytetëruara, sipas tij. Më thellë ai nuk shkon. Nuk bën diagnozën e kësaj gjëme që i ka ndodhur buxhetit të shetit. Që janë futur duart, janë përvetësuar miliona e miliona euro që janë dhënë në dusr të tjera. Shkurt është grabitje, vjedhje thotë populli.

Në këtë tiradë të Ramës që po mbush me stërkalla pështyme çdo ditë opinionin askund nuk e thotë që Balluku dyshohet për vjedhje. E kur dyshohet dikush patjetër do të hetohet. E kur do të hetohet duhet të qëndrojë larg dolumentave e buxhetit, larg administratës.

Siç po kuptohet, Rama nuk ka hallin e zv/kryeministres. Ka hallin e vet. Tashmë u hodh guri në liqen, i krijuan valët. E ato në breg do të trokasin. Kaq është e vërteta. Po kryeministri ynë guxon dhe shkulmon nga bullçitë. Me sajime hipotezash e me rrena që i shet për fakte. Kot e ka se në se drejtësia do vonohet pak ndaj tij, nuk do e harrojë. Do e bëjë që të jetojë me ankth e të flerë nën makth. Si ai gomari që ndërsa po e shqyente luani i jepte gajret vetes: -Qetësohu, qetësohu, jam në ëndërr.

Gjykata Kushtetuese është në të drejtën e vet për të marrë vendimin. Por në se nuk e miraton pezullimin e Ballukut ia vlen t’i themi një shprehje të mençur të popullit: -Nuk shërohet kanceri me jodio, o gjykatë!

About Redaksia

Check Also

Demokratët u zgjuan!

Aldi HAMZARAJ Pas muajsh heshtjeje, purgatori e limboje politike, 22 dhjetori shënoi ditën kur Demokratët …