Afera/ Arrestohet në Bruksel aleatja e Ramës, Mogherini

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini është arrestuar këtë të martë, 2 dhjetor 2025, nga forcat e rendit të Belgjikës.

Ajo u ndalua, në kuadër të hetimeve dhe bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE). Kështu raporton e përditshmja belge “L’Echo.

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini është arrestuar këtë të martë, 2 dhjetor 2025, nga forcat e rendit të Belgjikës.

Ajo u ndalua, në kuadër të hetimeve dhe bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE). Kështu raporton e përditshmja belge “L’Echo”.

Më herët doli se autoritetet belge kishin arrestuar tre të dyshuar për një mashtrim të dyshuar të lidhur me formimin e financuar nga BE-ja për diplomatët e rinj.

Bastisjet, të kryera me kërkesë të Prokurorisë Evropiane (EPPO) dhe të miratuara nga gjykatësi hetues dhe Policia Federale belge, u zhvilluan pranë SEAE në Bruksel, në ndërtesat e Kolegjit të Evropës në Bruges dhe në banesa private.

Hetimet lidhen me Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program formimi për diplomatët e rinj në vendet e BE-së.

Në total janë ndaluar tre persona e mes tyre edhe Mogherini. Hetimi lidhet me dyshime për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga shërbimi diplomatik i BE-së Kolegjit të Evropës të një programi trajnimi nëntëmujor të destinuar për diplomatët e ardhshëm evropianë, Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian.

Faktet e kontestuara i përkasin periudhës 2021-2022 dhe veprat e dyshuara janë mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional.

About Krye Redaktor

Check Also

Pezullimi i Ballukut/ Berisha: Nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo çështje duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo çështje …