Berisha: Forcat demokratike në Europë dhe në botë sytë i kanë tek PD! Rama sot është gazi i Europës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë “Foltores” me strukturat dhe simpatizantët degës numër 9 të PD-së në Tiranë, deklaroi se ‘forcat demokratike në Europë dhe në botë i kanë sytë tek Partia Demokratike’, ndërsa akuzoi Edi Ramën për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe për ndërtimin e një ‘narko-shteti’ në Shqipëri.

Berisha theksoi se askush nga jashtë ‘nuk do të vijë për të rrëzuar Ramën’, duke nënvizuar se kjo është detyrë e opozitës dhe qytetarëve. Ai lajmëroi nisjen e një analize të brendshme në çdo seksion të PD-së për veprimtarinë zgjedhore, listat, organizimin dhe performancën e strukturave, me synim përgatitjen për një betejë të re politike.

Berisha: Cilido që lexoi telegramin e sekretarit Rubio, mos harroni, çfarë tha?

SHBA do bashkëpunojnë ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar, karteleve të drogës, bashkëpunëtorëve të tyre.

Po kush nuk e di se Edi Rama është bashkëpunëtor i tyre?

Të gjithë e dinë.

Kush nuk e di që ministrat e tij janë të lidhur këmbë e krye me drogën?

Cili nuk e di që Edi Rama priti në zyrë Sinaloan?

Dërgoi ministrat në Aruba me avionë specialë.

Pra, deri diku, disa hapa janë bërë.

Por njeri në Shqipëri për të na e hequr Edi Ramën, nuk do vijë.

Ju garantoj.

Duhet ta heqim vetë Edi Ramën.

Prandaj ne këtë analizë, sigurisht fushata zgjedhore dhe e gjithë veprimtaria zgjedhore duhet të analizohet nga ne, seksion në seksion, si i përmbushëm detyrat.

Pati rinumërime, numëruesit tanë dolën faqebardhë, treguan se e kanë bërë detyrën.

Në tërësinë e tyre, unë nuk them.

Po pati të tjerë që pas zgjedhjeve u emëruan drejtorë, ata qofshin.

Ata nuk punuan për fitoren e PD, ata pritën me çdo kusht grabitjen e mandatit dhe marrjen e postit të drejtorit.

Nuk kanë asnjë lidhje me ne.

Pati të tjerë që nuk u bënë drejtorë, ama në fushatë nuk punuan.

Bënë zgjedhje shumë të gabuar.

Dhe ne do ua themi atyre.

Ti në momentin e betejës ku ishe?

Zgjedhjet janë betejë.

Nga ana tjetër do shohim vetë ku kemi mungesa seksionesh, ku kemi mungesa në mënyrë që të bëjmë një verifikim të vetvetes.

Kemi një problem ne, që unë e shtroj këtu, do e shtroj kudo.

Me të drejtë për garën tonë, garuesit shtrojnë si problem listën.

Absolutisht u garantoj se ato lista nuk synon kush të manipulojë me lista, listat kanë pasaktësi sepse njerëzit lëvizin, njerëzit ikin.

Prandaj u lutem shumë edhe në debatin tuaj, të diskutojmë si t’i japim përgjigje kësaj, çfarë bëjmë ne për të hequr këtë debat midis nesh. Për të pasur lista më të pranueshme.

Do bëjmë një analizë në të gjithë aspektet në mënyrë që të përgatitemi për kohën më të shpejtë të mundshme.

Unë e kam thënë dhe e them me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por u garantoj se Edi Rama të ardhme nuk ka.

Jo, nuk ka të ardhme.

Ju e shihni se ç’po ndodh.

Ai është sot gazi i Europës, me Lubinë ai është bërë sot gazi i Europës si kurrë ndonjëherë ndonjë drejtues tjetër.

Edhe më shumë do bëhet.

Prandaj edhe ne do përgatitemi.

Forcat demokratike në Europë dhe në botë sytë i kanë tek PD.

Në një seri rezolutash, gjer sot 5 dhe të tjera do presim, ata kanë dënuar grabitjen e zgjedhjeve, kanë dënuar narkoshtetin shqiptar, kanë dënuar përdorimin politik të drejtësisë, kanë dënuar autokracinë elektorale apo diktaturën autoritare.

Të gjitha këto forca, sytë, mendjen e kanë tek PD dhe opozita.

Unë kam bindjen më të madhe se ju, ne të gjithë së bashku do t’u japim përgjigjen më të merituar pritshmërisë së tyre.

About Redaksia

Check Also

Tenderi i sajuar për baxhanakun/ I dha 75 milionë euro për “Përmirësimin e Inteligjencës Artificiale”

Mariglen Kume, MCN TV: Çfarë informacionesh ka PD që lidhin Geron Meçen, Ermal Beqirin, Daniel …