Berisha: Kemi disa kandidatë që do të paraqesim për Avokatin e Popullit

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike ka disa kandidatë për pozicionin e Avokatit të Popullit, duke theksuar se listat e tyre janë të përgatitura dhe të njohura.

Ai përmendi veçanërisht Besim Ndregjonin, i cili sipas tij meritonte të votonte në përputhje me kodin parlamentar, dhe shtoi se PD do të mbështesë edhe kandidatët e tjerë të përzgjedhur nga partia.

“Ne kemi disa kandidatë që do të paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por mos harroni një gjë, që ai ndërron nga mëngjesi në darkë deklaratat dhe nuk e ka problem dhe është i zhveshur nga karakteri dhe thotë çdo gjë.

Ne kemi kandidaturat tona, i kemi të listuara, janë të njohura. Njëri prej tyre, Besim Ndregjoni ka qenë në seancë dhe ai, në çdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare duhej të ishte votuar, dhe duhej votohej.

Pastaj janë kandidaturat e tjera të cilat PD i mbështet. Ne kemi disa kandidatura”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ku jemi këto 100 ditë në drejtimin e Bashkisë Vlorë nga kryetarja jolegjitime?

Nga Rezenbrik SERJANI ADMINISTRATA E 9 NËNTORIT, KRYESUAR NGA KRYETARJA JOLEGJITIME e Bashkisë Vlorë, BËN …