Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi raportin 10-mujor të vitit 2025 mbi tregun e sigurimeve në Shqipëri. Raporti tregoi se SIGAL Insurance Group (SIGAL IG) është kompania me pjesën më të madhe të tregut. Sipas të dhënave zyrtare, kompania zotëron 26% të tregut të sigurimeve sipas vëllimit të primeve të shkruara bruto, duke përfshirë si sigurimet jetë ashtu edhe ato jo-jetë.
SIGAL paguan 1 në 4 dëme të tregut
Në raport vërehet se SIGAL IG ka paguar rreth 25% të totalit të dëmeve të paguara në treg gjatë periudhës janar-tetor 2025. Në total, 17,066 përfitues kanë marrë dëmshpërblime nga kompania në përputhje me kontratat e sigurimit dhe legjislacionin në fuqi në kohë rekord. Përkatësisht regjistrohen 16,906 përfitues janë në sigurimet jo-jetë dhe 160 përfitues në sigurimet jetë.
Vlera totale e dëmeve të paguara nga SIGAL IG për 10 muajt e parë të vitit 2025 arrin në afërsisht 17 milionë euro, nga të cilat 15.6 milionë euro për sigurimet jo-jetë dhe 1.29 milionë euro për sigurimet jetë. Kjo përkthehet në rreth 56 mijë euro dëme të paguara çdo ditë, një tregues i qartë i afërsisë dhe korrektësisë së kompanisë ndaj klientëve.
Këto shifra e vendosin SIGAL IG në krye të tregut, duke reflektuar jo vetëm fuqinë financiare të kompanisë, por edhe besueshmërinë dhe performancën e saj në pagesën e dëmeve në kohë rekord.
Gazeta RD