Dëshmia në Kongresin amerikan: Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik, presion dhe blerje votash në zgjedhjet e majit

“Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik”! Kështu deklaroi eksperti i njohur amerikan, Edward Joseph dje në një dëshmi të fortë në Kongresin amerikan.

Profesori i njohur ishte një nga pjesëmarrësit në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Ballkanit.

Duke u ndalur tek Shqipëria, Joseph theksoi se zgjedhjet ishin me shumë probleme.

Po ashtu ai ngriti dyshime për efikasitetin e reformës në drejtësi.

“Më në fund e shkëputur nga rruga e vështirë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Shqipëria po bën përparime mbresëlënëse drejt anëtarësimit.

Sundimi i ligjit mbetet një kërkesë thelbësore. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri. Të dhënat sugjerojnë një stok të fryrë çështjesh të mbetura pezull, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar. Këto vonesa minojnë besimin publik dhe të drejtën për proces të rregullt ligjor.

Raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor. ODIHR citoi raportime për frikësim, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion ndaj punonjësve publikë, raste frikësimi dhe blerje votash, si dhe probleme me sekretin e votës.

Ndërsa SHBA vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje lidhur me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik,” tha Joseph.

Kujtojmë se Joseph është Lektor dhe Bashkëpunëtor i Lartë tek Qendra Merrill për Studime Strategjike dhe Instituti i Politikës së Jashtme në universitetin ‘Johns Hopkins’.

About Redaksia

Check Also

Tenderi i sajuar për baxhanakun/ I dha 75 milionë euro për “Përmirësimin e Inteligjencës Artificiale”

Mariglen Kume, MCN TV: Çfarë informacionesh ka PD që lidhin Geron Meçen, Ermal Beqirin, Daniel …