Ka një kohë për çdo gjë…!

Nga Iva V.GRILLO

Mendoj se për çdo opozitar që e njeh regjimin që ka përballë, është humbje kohe dhe energjish që të shëtisë studio më studio televizive duke spjeguar a u pi kafe, pse u pi kafe, për çfarë u pi kafe dhe sa zeher ishte kafja…
Kjo qasje është fare kundër-produktive dhe ushqen një telenovelë që regjimit i shkon shumë për shtat.
Në kohë betejash të vështira kërkohet fokus, maturi dhe sytë tek objektivi.
Shpërdorimi i energjive dhe reputacionit me “muhabete kafenesh” në banaqet e regjimit është një papjekuri, në rastin më të mirë.
Në momentin që regjimi i Ramës është fare i diskretituar edhe ndërkombtarisht, elektorati pret seriozitet nga opozitarët, sidomos nga politikanët e rinj që patjetër që do t’a marrin stafetën se nuk ka ku shkon… (gjithçka i bindet ligjit të panegociushëm të kohës që ikën), por ka një kohë për çdo gjë dhe sot ata duhet të tregojnë se e kanë maturinë për të zgjedhur prioritetet në momente të rëndësishme për vendin e shoqërinë.
Ky është një moment i tillë… qytetarët presin kohezion të padiskutueshëm në mesazhin opozitar, jo shashka apo edhe “bumje” brenda kampit.
Nëse Shqipëria do të ketë fatin të heqë nga zverku kastën “rilindase” që po i merr frymën, besoj se patjetër mjedisi politik do të japë mundësi për shumë konfigurime dhe energji të reja.
Por deri atëherë, nuk duhet harruar kë kemi përballë… prandaj duart fort tek timoni dhe sytë tek objektivi!!

About Redaksia

Check Also

Pse korruptuesi i McGonigalit dhe “nusja e Bilalit” po sulmon me histeri Amerikën dhe Donald Trump?!

Nga Ndriçim KULLA Pa asnjë shkak të arsyeshëm, Edi Rama u bëri një provokim të rëndë …