Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një reagim në Facebook shkruan se, prokurori Aurel Zarka doli se kish marrë para nga afera 3.4 milion € e Taulant Ballës me Toyota Yaris.
Malltezi thekson se, pasi e përdorën që të godisnin Belerin e sajdisën duke i punësuar vëllain e më pas përmes proceduarave dhe duke mos e akuzuar për grup të strukturuar kriminal.
Reagimi
“Partia ime më dënon” dhe partia i ka kujdes të vetët. Këtë e përdorën kundër Belerit, por doli se kish marrë para nga afera 3.4 milion € e Taulant Ballës me Toyota Yaris.
E arrestuan dhe kur ky i kërcënoi se do fliste për pisllëkun që bënë me Belerin, atëherë (1) i promovuan vëllain si drejtor të madh (njëlloj si ajo e lejeve te KKT që ka vëllezërit kryetrafikantë) dhe (2) i dhanë urdhër mender Dumanit që të ulte akuzën.
Dumani lepe-peqe e uli akuzën dhe nuk e akuzoi për grup të strukturuar kriminal, ndërsa gjyqtaret e partisë u bënë palaço deri sa dogjën edhe afatet. Këto nuk i shkruan birn i Soros dhe shërbimit të paguar se i menderoset mender reforma e kapur nga kryehajduti.
Gazeta RD