Berisha: A e patë si doli dje Lubia numër 2 nga Skapi? Ndërkohë Daniel Shima ka dy muaj që nuk del nga dhoma

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në Kuvend ku ka denoncuar edhe aferën e AKSHI-t.

Ai iu drejtua socialistëve: A e patë si doli dje Lubia numër 2 nga Skapi, ndërkohë Daniel Shima ka dy muaj që nuk del nga dhoma.

Berisha: Ju e patë dje, doli nga dera e prokurorisë Lubia numër 2.

Po kjo Lubia numër 2, ta dini ju, më duhet të citoj, se ai është i brendshëm, Arben Ahmetajn që thoshte se AKSHI ishte kopshti privat i Edi Ramës sepse në grazhdin e AKSHI-t bënte kërdinë baxhanaku Fangu.

Fangu fitonte me dhjetëra e dhjetëra tendera.

Se në fakt, në përcaktimin e fituesve të tenderave në AKSHI, ishte sipas Gerond Meçes, edhe vetë zonja Linda.

Në fakt kjo ishte drejtoria e familjes.

A e dini ju sa janë thirrur në SPAK nga kjo drejtori? 25 vetë.

E keni harruar ju fatin e Danielit, a ju kujtohet ju fati i Danielit, Daniel Shima a u thotë ndonjë gjë ju?

Daniel Shima sapo doli Lubia biss, Lubia numër dy nga Skapi, shkoi në zyrë dhe e shkarkoi.

E shkarkoi dhe pas disa javës, uniforma me policë, e rrethojnë, e grabisin.

Fati dhe Zoti i dha atij mundësi të çojë një mesazh: po më marrin peng.

Dhe banda e Elbasanit ku e çuan e rrahu gjithë natën, por nuk e vrau. Ai është në shtëpi, ka dy muaj që e ka mbyllur dhe nuk del nga dhoma.

Nuk del nga dhoma Danieli i AKSHI-t.

E patë ju Lubinë biss se si doli.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …