Berisha: Mogherini dha dorëheqjen, Lubi Balluku jo vetëm nuk jep dorëheqjen, por mbrohet nga Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas dorëheqjes së Federica Mogherinit nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian, pas akuzave për korrupsion, duke theksuar se ky është standardi evropian.

Berisha thekson se ndryshe nga Mogherini, Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen dhe jo që nuk shkarkohet nga Rama, por mbrohet prej tij mbasi SMS në telefonin e Visit provojnë se ajo dhe Rama janë një dhe të pandarë.

Reagimi i Berishës

Mogherini jep dorëheqjen nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian.

Miq, pas ndalimit një natë në qeli për akuzën për korrupsion, nder të tjera edhe me Edi Ramën për abuzim me tendera disa milionë euro dhe lirimit të saj, Mogherini dha dorëheqjen nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian. Ky është standarti europian.

Kurse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen dhe jo që nuk shkarkohet nga Rama, por mbrohet prej tij mbasi SMS në telefonin e Visit provojnë se ajo dhe Rama janë një dhe të pandarë.

Ky është standarti i bashkë-hajnisë në kleptokracinë e Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …