Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, takimi i Salianjit dje në Durrës ishte me njerëz që kanë punuar për PS-në pasi demokratët e Durrësit e kishin braktisur.
Berisha përgëzoi këto demokratë dhe i garantoj se do ketë një llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat, të gjithë drejtuesit.
Deklarata e Berishës jashtë Kuvendit
Edhe njëherë i përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit, të cilët e braktisën, i përgëzoj.
Aty ishin një grup të pakënaqurish që nuk u futën në listat për deputetë, kishte të tjerë që punuan për PS, ç’është e vërteta dhe që kanë frikë analizën që do bëhet se do u dalë.
Do jetë analiza.
Absolutisht jo, nuk janë ngritur këto akuza fare.
Prandaj duhet analiza në parti.
Se ata që i kanë tradhtuar militantët dhe punuan për Ani Dyrmishët dhe të tjerët, sigurisht do japin hesap para strukturave.
Ata të cilët morën udhëtime turistike gjatë fushatës… po paralajmëroj llogaridhënie.
Ata të cilët zgjodhën turizëm në mes të fushatës, ata sigurisht bashkohen se kanë qëllimet e tyre.
Edhe njëherë i përgëzoj demokratët e Durrësit dhe i garantoj se do ketë një llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat, të gjithë drejtuesit.
Thashë edhe njëherë, axhenda private, disa prej tyre që i njoha, pashë individë që kanë punuar për Ami Dyrmishët, pashë të tjerë që ia kanë mbathur në mes të fushatës për turizëm në mënyrë të dokumentuar.
Tani këta nuk mund të më impresionojnë mua.
Gazeta RD