Berisha: Salianji të vazhdojë agjendën personale, media do ushqim që të mbulojë skandalet e tmerrshme të qeverisë

Kryetari i PD, Sali Berisha e konsideron një tërheqje vëmendjeje nga skandalet që kanë përfshirë qeverinë, mbulimin mediatik të takimit të ish deputetit demokrat, Ervin Salianji në Durrës.

Berisha ritheksoi edhe njëherë detyrën që Salianji ka marrë përsipër si anëtar kryesie i PD, duke shtuar se është zgjedhje e tij nëse do të vijojë me agjendën personale, të takimeve me strukturat në rrethe.

“Tani, unë e kuptoj që doni ushqim për studio në mënyrë që të mbuloni skandalet e tmerrshme të qeverisë, por e vërteta është se zoti Salianji të vazhdojë agjendën e tij personale.

Ai është i ngarkuar, ka një zonë, ku duhet të bëjë analizën, ka marrë pjesë në analizë në atë zonë, është anëtar kryesie.

Ai ka të drejtë të shtrojë çdo gjë në kryesi dhe çdo gjë në zonën ku është caktuar.

…Ato nuk kanë rëndësi fare.

Zgjedhja është thelbi i lirisë.

Ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë zgjedhjen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetares/ Shqipërisë i duhen protesta si ajo e 24 janarit, opozita të mos ndalet

Gazetarja Jonida Shehu, e ftuar në një studio televizive, vlerësoi protestën e fundit të opozitës …