Berisha: Sa të jetë Edi Rama votë nuk ka, prandaj ne duhet të rrëzojmë këtë mur krimi që na ka dalë përpara!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar tha se, me Edi Ramën në pushtet nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje, duke theksuar se opozita ka përpara detyrën historike për të rrëzuar “murin e krimit” që ka bllokuar vullnetin e qytetarëve dhe procesin demokratik në vend.
Berisha theksoi se, kjo tryezë e opozitës është mbledhur për të përcaktuar sistemin më të përshtatshëm zgjedhor dhe për të dorëzuar në komisionin e reformës zgjedhore të gjitha propozimet e hartuara nga ekspertët.
“Tani, një sqarim dua të bëj.
Këtu jemi mbledhur për të përcaktuar cili është sistemi më i përshtatshëm.
Kjo tryezë do funksionojë, do mblidhet përsëri.
Ndërkohë unë kërkoj nga ju, me specialistët që keni, të paraqisni të gjitha propozimet pranë komisionit të reformës zgjedhore.
Tani ju e shtruat me të drejtë që ka specialistë, ka edhe të tjerë përveç Oerdit.
Po, por të garantoj që Oerdi, në dijeninë time, një tjetër që të jetë marrë me të drejtën elektorale, që të kuptohemi, e drejta elektorale, siç është e drejta penale, e drejta tregtare, është e drejta elektorale.
Përcaktimet kanë qenë politike ose të imponuara dhe asnjë prej tyre individuale.
Asnjë prej tyre individuale!
Natyrisht kjo nuk është se Oerdi nuk është në një presion nga të gjitha këto sepse ka qenë përfaqësuesi ynë.
Çfarë po bëjmë ne tani?
Ne do bëjmë çdo hap me transparencë të plotë.
Oerdi, dhe jo vetëm Oerdi, aty janë disa përfaqësues, çdo hap do ta kenë transparent përpara qytetarëve dhe do vendosim.
Tani një gjë.
Erdhën zgjedhjet e 11 majit.
Asnjë kusht për t’u futur në ato zgjedhje nuk kishte.
Se në qoftë se unë them që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, unë atë deklaratë e kam të vërtetuar dhe ia vërtetoj kujtdo.
Por midis bojkotit dhe vazhdimit të betejës, ne zgjodhëm vazhdimin e betejës, ndonëse të bindur se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Dhe këtë duhet ta ngulitim ne tek çdo opozitar.
Dhe pastaj a do pranojmë të ulim kokën apo do të pranojmë të ngremë kokën dhe të mbrojmë…
Shikoni në ç’situatë jemi ne.
Edi Rama bën gjithçka për të shtypur votën, Altin Troplini e mbron atë në mënyrën më kriminale.
Ju lutem, shqiptarët duhet ta kuptojnë, dosja 184 dhe dosja 339 u bënë famëzeza në mbarë botën se u botuan në mediat e mëdha gjermane dhe pastaj në mediat e tjera.
Nuk mund të kishte prokuror në një vend të lirë që të mos vepronte pasi ato ishin regjistruar në përputhje me procedurën e Kodit Penal, përveç Troplinit, Pojës së Skapit dhe atij xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Krajës.
Kur dëgjoj opozitarë që bërtasin ‘rroftë Skapi’, gjëja e parë që më shkon ndërmend se këta janë fantazmagorikë, nuk dinë ç’do të thotë pluralizëm.
Më thuaj ti mua çfarë garancie ka një forcë politike që ai bën një listë krimesh dhe ai ia amniston?
A nuk është një licencë për Edi Ramën dhe kriminelët elektorale për t’i vazhduar edhe më shumë dhe i vazhduan edhe më shumë.
E theksova këtë për të parë se sa jetike është guximi dhe qëndresa jonë.
Ne do bëjmë gjithçka në përpjekje të ndershme për një ligj sa më të drejtë elektorale.
Por ne me këto në mënyrë absolute do mashtrojmë veten në qoftë se pranojmë Edi Ramën.
Sa ta pranojmë atë, votë nuk do kemi.
Ka marrë fund vota.
Në një anë e vjedh, në anën tjetër e mbron ai.
Ku është Elvis Doçi sot? Dhëndri i Troplinëve, që është kryesor në klan, dhe ka transportuar tonelata drogë drejt Italisë. I kapur.
I erdhi mandat arresti nga Antimafia Italiane, e mbajti në xhep gjersa vodhi zgjedhjet ai.
Ushtroi terror mbi zgjedhësit dhe çau ferrën dhe iku.
Ai në Shkozet është aty, po nuk shkojnë për ta kapur se është i tyri. Atë çdo natë e takon Ergys Agasi, ky shefi i mafies në kryeministri.
Prandaj miq, të bëjmë gjithçka për të përmirësuar, po të mos harrojmë se detyrën e kemi shumë të madhe.
Ne do të rrëzojmë këtë mur krimi që na ka dalë përpara”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pjesëmarrja ishte historike! Opozita ka vetëm betejë! Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel

PRONONCIMET E KRYETARIT TË PD-së SALI BERISHA ME GAZETARËT Gjatë ecjes së tij, kryetari i …