Wshtw zhvilluar mbledhja e kryesisë së PD, dega Vlorë pwr për riorganizimin dhe forcimin e strukturws e dhe zgjedhjen e kryetarit. Deputeti i PD, Bujar Leskaj shkruan se, së bashku me kryetarin e degës Hysni Sharra dhe drejtueset politike Nada Mecorapaj e Nada Daullja.
Në takim u diskutuan dhe u miratuan dy udhëzimet e Kryesisë së PD-së: hapja e procesit zgjedhor për kryetar dege dhe analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Leskaj theksoi se të dy proceset, që do të zhvillohen paralelisht, janë thelbësore për riorganizimin dhe forcimin e strukturës. U vendos që analiza të kryhet në nivel rajonal, me pjesëmarrjen aktive të kandidatëve për deputetë, ndërsa drejtuesit e degës nënvizuan rëndësinë e përmirësimit të funksionimit dhe
Postimi
Sot, datë 5 dhjetor 2025, së bashku me Kryetarin e PD-së, dega Vlorë, z.Hysni Sharra, Sekretaren Politike të degës, znj. Nada Mecorapaj dhe Nënkryetaren e PD-së Vlorë, znj. Nada Daullja, zhvilluam mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike dega Vlorë.
Në mbledhje diskutuam dy udhëzimet e dërguara dhe miratuara nga Kryesia e PD-së, lidhur me hapjen e procesit zgjedhor për Kryetar Dege, si dhe udhëzimin për analizën e zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Në fjalën time theksova se këto janë dy procese janë shumë të rëndësishme, që lidhen ngushtësisht me njëra-tjetrën dhe të cilat do të zhvillohen paralelisht.
U hodhën propozime për mënyrën e zhvillimit të analizës, e cila do të bazohet në rajone, ku përfshihen disa grupseksione. Në këtë proces të analizës do të përfshihen të gjithë kandidatët për deputetë, të cilët do të luajnë një rol kyç në këtë proces.
Në fjalën e tij, Kryetari i PD Vlorë z.Hysni Sharra, theksoi se plotësimi i strukturës së degës, duke filluar nga niveli bazë dhe sinergjizimi i aktivit të degës, është një prioritet i rëndësishëm dhe thelbësor për sukseset e këtyre proceseve.
Sekretarja e Degës znj.Nada Mecorapaj dhe nënkryetarja e PD Vlorë znj.Nada Daullja, theksuan rëndësinë e këtyre proceseve, dhe rëndësinë e analizës, e cila do ndihmojë për të përmirësuar funksionimin dhe organizimin e degës.
Të dy proceset kanë ardhur në kohën e duhur dhe do të shërbejnë për të forcuar dhe përmirësuar strukturën e degës.


Gazeta RD