Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi një video të Kastriot Myftarajt që po bën xhiron e rrjetit.
Bëhet fjalë për një video të vitit 2016 kur analisti i njohur gjatë një interviste në studio e Arjan Çanit lajmëroi se Rama ishte projekt i Sorosit dhe se liderët e opozitës do të arrestoheshin
“Njeriu që pagoi me jetën e tij të vërtetat që iu rrëfeu shqiptarëve”, shkruan Berisha.
Çfarë deklaroi Myftaraj?
Kastriot Myftaraj: Edi Rama është një projekt i madh. Nuk është një projekt shqiptar. Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, kanë qenë projekte shqiptare. Edi Rama është një projekt i madh, i Sorosit.
Domethënë që e kanë ndërtuar ata, me atë filmin për Rilindjen që u bë atëherë, të gjitha këto. Dhe, po të lexosh librin e këtij Sorosianit, Fred Abrahams, i cili është botuar tani ‘Shqipëria moderne’, që këtu u botua me titullin ‘Shqipëria e re’. Ai libër mund të lexohet edhe si një libër i zhvillimeve në Shqipëri këto 25 vjet, po edhe si një libër pse në këtë vend do ngrihet Edi Rama, domethënë, kulti i tij si të thuash.
Rama do ta mund Metën, reforma do bëhet…
Me Sorosin, reforma do bëhet, Meta do arrestohet, Berisha do arrestohet, sistemi zgjedhor do ndryshohet, por drejtësi nuk do kemi.
Gazeta RD