“8 Dhjetori – Dita e Rinisë”/ Berisha: Nderojmë përjetë guximtarët e demokracisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të rinjve, t’i bashkohen “8 Dhjetorit – Ditës së Rinisë”, të hënën në Qytetin Studenti.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, Dita e Rinisë është një datë e bekuar, teksa i është rikthyer lëvizjes studentore të dhjetorit të 1990-ës.

Postimi

8 Dhjetori-Dita e Rinisë është data e bekuar kur rinia studentore shqiptare nisi atë që u fut në histori si “Lëvizja e Dhjetorit”, që rrëzoi komunizmin dhe solli demokracinë. Nderime përjetë atyre të rinjve guximtarë.

Nesër më 8 dhjetor, ora 11:00 tek Qyteti Studenti kremtojmë liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin,
dhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri.

Mund të jetë një imazh i turmë dhe teksti që thotë "NEVER MORE COMMUNISM. อ FTESE LEVIZJA E PANDERPRERE) E DHJETORIT 35 vjet Te vonë kremtojme liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin, dhe studentet, pedagogët, punëtorët dhe rinjtë, Ae vune në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shprese dhe Liri. Nën kujdesin e kryetarit e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Qyteti Studenti, 8 dhjetor, ora 11.00"

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …