Kongresi Amerikan, i alarmuar për manipulimin e zgjedhjeve dhe kapjen e drejtësisë

Fatmir Mediu/ Uashington DC

Gjatë vizitës në SHBA vazhdova takimet me miq në Kongres.
Mëngjes miqësor pune, me kryetarin e Komisionit për Europën Kongresmenin Keith Self i cili organizoj seancën dëgjimore për Ballkanin, mikun Eduard Jospeh një nga dëshmitarët kryesor të kësaj seance në kongres, ku u theksua nevoja e vlerësimit të problemeve të gjyqësorit në Shqipëri dhe problemeve të zgjedhjeve dhe krimit organizuar.

Kongresmenin Pete Sessions Kryetar i Komisioni i Mbikëqyrjes së Kongresit për Operacionet e Qeverisë, Kongresmenin Robert Aderholt Kryetar i Grupit për Shqipërinë në Kongres, Kongreswoman Virginia Foxx Kryetare e Komitetit të Rregullave në Kongres, Kongresmenin Jonathan Jackson, Kongresmenin Juan Vargas, si dhe me përfaqësues të Komitetit për Drejtësinë.

Në këto takime biseduam për situatën e rëndë politike në Shqipëri manipulimin e zgjedhjeve të denoncuar qartë nga raporti i ODHIR, krimi i organizuar lidhur me kartelet e drogës dhe ndikimi tyre i fuqishëm në politikë dhe qeveri, korrupsioni i qeverisë dhe veçanërisht përdorimi politik i gjyqësorit për të shkatërruar opozitën.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Dhuna e Ramës është shenja e fundit e një narkoshteti në rënie! Ne nuk trembemi!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria theksoi rolin historik të …