Berisha: Amendamentet e opozitës u refuzuan sepse qëllimi i Ramës është të hapë rrugën për pastrimin e miliardave të drogës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar për projektin e faljes fiskale, se amendamentet e opozitës u refuzuan sepse qëllimi i Ramës është të hapë rrugën për pastrimin e miliardave të drogës.

Berisha: Cilat janë mekanizmat që projektligjet e paraqitura për këtë qëllim hapin rrugë për fenomenet e mësipërme?

1.Rishikimi pa asnjë pasojë i bilanceve në tre vitet e fundit, duke u dhënë mundësitë bizneseve të rishikojnë të gjithë zërat, paratë cash, kapitalet e veta, etj, thjesht duke paguar 5 përqind tatim më shumë.

Kërkesa e opozitës ishte që për çdo rast që verifikohej të viheshin në dijeni organet ligjzbatuese dhe të merrej drita jeshile prej tyre, por kjo kërkesë u refuzua sepse paratë duhet të lahen lirshëm.

Rrëzohet, me një fjalë, sistemi i vendosur në kuadrin e Moneyval për të parandaluar pastrimin e parave.

2. Deklarimi i tatim fitimit të ardhshëm për vitin 2026 duke eliminuar kontrollet fiskale. Në qoftë se një biznes deklaron 18 përqind tatim fitim më shumë se këtë vit, ai tatohet për normën e fitimit vetëm me 5 përqind. Në këtë mënyrë, sektorë si ndërtimi, lavatriçe e pastrimit të parave, pra sektor me rrezik të lartë, nxiten të kryejnë një veprimtari të tillë.

Kërkesa e opozitës për të përjashtuar sektorin e ndërtimit nga kjo skemë u refuzua nga Ramaduro me qëllimin e pastrimit të parave në këtë fushë.

2. Është refuzuar kërkesa e opozitës për transparencë për bizneset që përfitojnë nga falja. Në asnjë mënyrë, se janë ‘çunat’ mbrapa.

Falen detyrime në shumën 2 miliardë euro. Mund të jenë më shumë, po kaq është përllogaritja.

Janë 200 mijë biznese që përfitojnë, nga të cilat 80 mijë janë aktive.

E kuptoni ju se çfarë ishin zgjedhjet?

E kuptoni se zgjedhjet para dy miliardë eurosh, ishin një leckë. Fleta e votimit ishte një letër e vdekur.

Vota e qytetarëve ishte e ekzekutuar.

2 miliardë euro.

200 mijë biznese.

80 mijë aktive.

Imagjinojeni pak.

Ne kërkuam të bëhen publike 3 mijë bizneset që përfitojnë si dhe çdo emër biznesi që përfiton më shumë se 50 mijë euro, por edhe kjo u refuzua në mënyrë kategorike sepse duhet që të lahen lirshëm miliardat e drogës për të shkatërruar, për të intoksuar përfundimisht ekonominë shqiptare.

4. Është refuzuar kërkesa e opozitës që nga falja të mos përfitojnë bizneset, pronarët e të cilave kanë biznese të tjera fitimprurëse.

Edhe kjo kërkesë nuk u lejua.

Rrëzimi i amendamenteve të opozitës tregon qartë synimin e këtyre ligjeve për të hapur rrugën për larjen e miliardave të klaneve shqiptare të drogës, karteleve shqiptare të drogës.

About Redaksia

Check Also

Ramën nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes, prandaj erdhi në parlament për të bërë avokatin e Lubisë

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në protestën madhështore në …