2 miliardë euro do përdoren nga Rama për të blerë vota!

Kryetari i PD, Sali Berisha, është shprehur në konferencën me gazetarët se ligjet fiskale të miratuara së fundmi po përdoren nga qeveria për të blerë vota.

Ai shprehet se Komisioni Europian, përmes nënkomitetit për tregtinë, industrinë, doganat dhe taksat, ka shprehur shqetësime të thella për këto ligje dhe kërkon rishqyrtimin e menjëhershëm të tyre.

“Komisioni Europian, nënkomiteti për tregtinë, industrinë, doganat dhe taksat midis BE dhe Shqipërisë, ka bërë një deklaratë në të cilën shpreh shqetësimet më serioze për këto ligje dhe mund ta gjeni në faqen e Komisionit Europian.

Kërkon rishqyrtimin e menjëhershëm të tyre.

Pra, siç e shihni, Edi Rama, atë që nisi dy vjet më parë e bitisi në mandatin e katërt, në të cilin 2 miliardë euro shndërrohen në vota dhe vota shndërrohet në 2 miliardë euro droge”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …