Berisha: Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, paturpësisht pranoi padinë e Edi Ramës! Protestat janë gati

Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët akuzoi Gjykatën Kushtetuese se rrëzoi padrejtësisht kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, ndërsa pranoi padinë e kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se opozita po përgatit protesta, të cilat sipas tij do të jenë rruga e vetme për rikthimin e votës së lirë. Sipas tij, amnistia fiskale prej 2 miliardë eurosh para zgjedhjeve e bën të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme në vend.

“Protestat jemi duke i përgatitur dhe do fillojnë. Vendimet e gjykatës, fakti që gjykata pranoi, nuk hodhi poshtë, nuk e refuzoi si të paligjshme kërkesën, është tepër shqetësuar.

Mos harroni se kjo gjykatë, ka shpallur të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën, 30 deputetë të opozitës që paraqitën kërkesë për çështjen time.

30 deputetë të opozitës, të drejtën e ankimit në gjykatë, e kanë në kushtetutë. Gjykata tha jo. Në mënyrën më primitive, në një akt banal, primitiv, të turpshme. Në shkelmim të kushtetutës.

Dhe kjo gjykatë në një nënshtrim, pranoi për të vlerësuar kërkesën e kryeministrit, në emër të Lubisë. Avokat kryeministri për Lubinë. E kuptoni ju. E kuptoni se ku është katandisur Shqipëria.

Prandaj protestat, e kam theksuar dhe e theksoj, janë dhe do jenë rruga jonë e vetme për ti rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

Ja ku janë 2 miliardë euro. Ja ku janë, dy ditë para zgjedhjeve, amnisti për 2 miliardë euro, për 200 mijë biznese në tërësi, për 80 mijë biznese aktive.

A mund të imagjinoni ju zgjedhje. Ndaj dhe shqiptarët kanë një armik të egër të lirive dhe dinjitetit të tyre, me të cilin duhet të përballen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne kemi vetëm një rrugë dhe ajo është rruga e protestave! Të gjitha rrugët e tjera janë rrugë zjarrfikësish

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e kryesisë se opozita ka vetëm një …