Mbi krizën institucionale, keqmenaxhimin e Bashkisë Vlorë dhe protestën në Ndërmarrjen e Pastrimit

Nga Rezenbrik Serjani
– Sekretar Funksional pranë PD Vlorë

Vlora prej më shumë se dy vitesh po përjeton një krizë të thellë institucionale dhe administrative, e përqendruar kryesisht në pushtetin vendor. Që prej vitit 2023, me marrjen e detyrës nga ish-kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, institucioni është zhytur në paaftësi, çorganizim, keqmenaxhim, korrupsion të dyshuar në tendera dhe një kaos të plotë urban e infrastrukturor. Turizmi është dëmtuar rëndë, shërbimet publike janë degraduar dhe ndërmarrjet vartëse nuk arrijnë të ofrojnë as funksionet minimale ndaj qytetarëve. Ujësjellësi që nuk sjellë uji, mbetjet urbane grumbullohen pa kriter, trotuaret janë të dëmtuara, mungojnë hapësirat rekreative dhe drejtues të ndryshëm në bashki akuzohen për korrupsion, keqmenaxhim dhe arrogancë administrative.

Vlora po lëngon çdo ditë e më shumë !

Institucionet vendore dhe ato vartëse të ministrive janë shndërruar në struktura të tejfryra, të mbushura me punonjës partiakë të cilët aktivizohen vetëm në periudha fushatash elektorale për të ushqyer rrjetet e patronazhimit të Partisë Socialiste, ndërsa qytetarëve u mohohet shërbimi bazë dhe dinjitoz. Qyteti ka rënë peng i paaftësisë dhe abuzimit, duke u zhytur në një krizë të paprecedentë funksionimi.

Në këtë klimë të rëndë, sot kanë dalë në protestë 22 punonjësit e pastrimit, njerëzit më të ndershëm dhe punëtorët më të rëndësishëm, që mbajnë mbi shpinë pastërtinë e qytetit. Përkundër mungesës së mjeteve, kushteve minimale të punës, veshjeve dhe logjistikës, këta punëtorë janë ngarkuar për vite me barrën e mbajtjes së qytetit të pastër. Vendimi i bashkisë për t’i kaluar nga puna gjatë natës në punë ditore, duke u ndryshuar oraret nga 6 në 8 orë, duke ulur të ardhurat mujore dhe duke u vështirësuar punën për shkak të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve, është marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë konsultim me ta. Ky akt bie ndesh me kontratat e tyre të punës dhe me çdo parim të mirëadministrimit.

Punonjësit kanë kërkuar takim me drejtuesit e bashkisë, por në mungesë të kryetares, janë përballur vetëm me një përgjigje arrogante: “vendimi është marrë” dhe nuk do të ndryshohet. Ky qëndrim përbën shkelje të të drejtave të punonjësve dhe është tregues i shkatërrimit moral dhe administrativ të institucionit.

Denoncoj publikisht këtë situatë të papranueshme dhe është emergjente;
– Anullimi i menjëhershëm i vendimit arbitrar për ndryshimin e orarit të punonjësve të pastrimit;
– Hapja e një dialogu real e transparent me punonjësit, duke respektuar kontratat e tyre;
– Auditim i plotë i menaxhimit të Bashkisë Vlorë dhe ndërmarrjeve vartëse;
– Hetim të praktikave të dyshuara korruptive e të keqmenaxhimit;
– Largimin e drejtuesve të paaftë që kanë zhytur qytetin në kaos.

Vlora nuk meriton këtë menaxhim. Qytetarët nuk meritojnë të jetojnë në një qytet të lënë në mëshirë të fatit. Zëri i punonjësve të pastrimit duhet dëgjuar, sepse ata janë të vetmit që ende i shërbejnë me ndershmëri këtij qyteti.

About Redaksia

Check Also

Skandali i AKSHI-t/ BE pezullon fondet për projektet dixhitale të qeverisë!

Vjedhjet e pandalshme të fondeve publike në Shqipëri i kanë hapur punë edhe Brukselit. Pas …