Nga Bujar Leskaj
Në 9 dhjetor të vitit 2003, në OKB, 100 shtete, mes tyre edhe Shqipëria nënshkruan Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Sot, bilanci i vendit tonë në luftën kundër korrupsionit është sa i trishtë, aq edhe mjeran.
❗ Renditemi ndër vendet më të korruptuara të Evropës!
❌ Sekti Rama përfaqëson shtetin më të kapur në historinë e Shqipërisë.
Korrupsioni ka një emér: Edvin Rama dhe ministrat e tij.
Në Shqipëri korrupsionin e gjejmë:
📌 Korrupsion nëpërmjet Shtetit të kapur, në të gjitha pozicionet dhe fushat kyçe,
📌 Ligjet e bëra me porosi legalizojnë kapjen e Shtetit, vendosja e rregullave që favorizojnë interesat private të beniaminëve të sektit, në dëm të interesit publik,
📌 Grabitje e pasurive dhe fondeve publike, nëpërmjet alternimit të korrupsionit tradicional me hipotekimin e parasë së ardhshme të takspaguesve, në shërbim të detyrimeve nga PPP-të e nënshkruara me oligarkët,
📌 Mungesa totale e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies,
📌 Pandëshkueshmëria,
📌 Drejtësia e kapur,
📌 Goditja e pronës dhe e fjalës së lirë,
📌 Rrënjosja e korrupsionit në jetën e përditshmërinë shqiptare si pasojë e nxitjes së grupeve dhe individëve të caktuar për t’u pasuruar vazhdimisht përmes shpërdorimit të detyrës dhe posteve publike.
9 dhjetori i Ditës Botërore Kundër Korrupsionit është një moment i trishtë për shtetin shqiptar dhe qytetarët e tij sot, ngaqë sekti që i qeveris po shuan dhe godet zërat kritikë dhe kundër, sipas porosive të Liderit Global, që vazhdon prej 13 vitesh të shmangë llogaridhënien, përgjegjshmërinë dhe transparencën dhe që po vazhdon të grabisë pa mëshirë shqiptarët, duke mbajtur në këmbë një sistem korruptiv, që na mban vite larg Europës.
Gazeta RD