Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me zgjedhjen e Joni Keta si drejtuesi i ri i BKH.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se nuk ka asnjë njohje me Ketën dhe se zgjedhja e tij është bërë me procedurë normale.
Berisha: Procedurë normale, për personin unë nuk kam asnjë njohuri për të.
Dhe kam një ligj dhe një rregull, për personat që nuk i njoh, nuk flas kurrë.
Nuk kam asnjë lloj njohje, po as edhe ndonjë… po të bëj një kontroll në arkivën time dixhitale, ai nuk del kund.
Nuk kam.
Gazeta RD