Berisha: Skandalit me kompaninë Kayo sapo i ka dalë koka! Rama licencoi bankën e Bitcoin offshore…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te skandali i radhës nga qeveria e Edi Ramës, që ka të bëjë me kompaninë Kayo.

Berisha tha se, skandalit me kompaninë Kayo sapo i ka dalë koka! Rama licencoi bankën e Bitcoin offshore, e cila do rrezikojë ekonominë shqiptare.

Berisha: Nuk ka segment dhe qelizë të këtij shteti që Edi Rama nuk do ta përdorë për të vjedhur.

Komenti im i vetëm është ky: që Edi Rama gjithçka do ta përdorë për të vjedhur.

Ju e lexuat pak këtë skandalin me kompaninë Kayo.

Sapo i doli koka.

Asgjë tjetër nuk ka ky vetëm të vjedhë dhe të vjedhë.

Ky i ka vënë vetes të bëhet multi miliarder.

Licencoi këto ditë, pas refuzimeve disavjeçare të Bankës, e mposhti Bankën dhe licencoi bankën e Bitcoin offshore, që është absolutisht jashtëzakonisht e rrezikshme për ekonominë shqiptare.

Pse offshore? Pse do e çosh offshore?

Jo, të regjistruar dhe onshore.

Po offshore, u dorëzua guvernatori pas një rezistence që ka bërë bordi i bankës, u dorëzua edhe bordi, pas një rezistence disavjeçare nga presioni i tmerrshëm i Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …