Berisha: Mazhoranca po rrëmben institucionin e Avokatit të Popullit, që vazhdimisht i përkiste opozitës

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se mazhoranca ka ndërmarrë një akt të rëndë politik duke rrëmbyer institucionin e Avokatit të Popullit, një post që i ka përkitur tradicionalisht opozitës.

Berisha tha se, kandidaturat e mbështetura nga Partia Demokratike Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja dhe katër kandidatë të tjerë plotësonin të gjitha kriteret për të ushtruar me dinjitet një detyrë kaq të rëndësishme në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Kandidaturat e mbështetura nga PD, zoti Besim Ndregjoni, zonjën Adriana Kalaja dhe 4 kandidatura të tjera, të cilat plotësonin të gjitha kushtet për përmbushjen me dinjitet të asaj detyre të rëndësishme në rrafshin e lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos në këtë vend ku diktatura autoritare konsolidohet gjithnjë e më shumë.

Me këtë akt jo vetëm rrëmbyen një institucion, i cili që nga krijimi i tij gjer sot, në traditën e krijuar, i përkiste opozitës, por e vërteta është se zhbënë edhe përpjekjet më serioze që u bënë për të vendosur një lloj bashkëpunimi në çështjet më kryesore me interes të përbashkët siç janë dy-tre reforma.

Pra, çfarë treguan me këtë?

Treguan se ulja me ta në tavolinë është totalisht pa fryte”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pazaret e Ramës me “Eskobarin e Ballkanit”

Qeveria është treguar bujare për “Escobarin e Ballkanit”, alias Klement Balili, duke i kursyer atij …