Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se raportet dhe zgjedhjet e fundit dëshmojnë për nivelin e mbrojtjes së krimeve nga mazhoranca.
Ai iu drejtua qeverisë me akuza të ashpra, duke kujtuar humbjen e 8 milionë eurove nga ministri Damian Gjiknuri dhe duke e përshkruar incidentin si një rast që rrezikonte jetën e tij.
Berisha theksoi se opozita ka përgjegjësinë dhe legjitimitetin për të përmbysur qeverinë aktuale, duke theksuar se veprimet e PS përbëjnë vazhdimësi të një regjimi të kontrolluar nga individë me interesa personale.
Berisha: Gjithashtu ky raport dhe këto zgjedhje, në njërën anë dëshmojnë se çfarë jeni në gjendje ju të bëni për të mbrojtur krimet tuaja.
Damian, e ke vetë parasysh.
Tani ti qesh se e sheh veten më pak mëkatar duke e krahasuar me lubistët.
Jo, se lubist nuk ke qenë ti, të themi atë që është.
U harrove, se kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten ti.
Mos hap ato kapituj se nuk kanë lidhje me zgjedhjet.
Ekzakt kjo që them.
Por, tani do thoni ju, tani u them unë, është radha jonë.
Dhe tani ta dini mirë që është radha jonë.
Dhe në mënyrë absolute për ne ju nuk keni asnjë legjitimitet.
Dhe kam bindjen më të madhe se PD dhe opozita shqiptare, do u rezervojë ju atë që u rezervohet narkoregjimeve dhe narkodiktaturave.
Sa më shpejt, është në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, e drejta e tyre për të përmbysur Edi Ramën, dhe jo nga Lubia, por nga opozita…
Ti që shkove dëshmitar aty në debatin 7-orësh.
A e di si i tha atij, më shih pak në sy Ulsi, i tha Lubia.
Absolutisht po.
Nga e mora vesh?
Po muret kanë sy, kanë veshë, ruju ti, kujdes…
Kujdes se është vetëm fillimi i tregimeve të mia.
U garantoj.
Ku është ky Pirro Vengu?
A e dini ju se në dy shtete të NATO-s nuk shkel ministri juaj?
Që shkruante drejtori i arkivit se Pirro Vengu, kur e akuzova për dezertor, është ortodoks çam.
Ai është zagoriot dhe ka marrë shtetësinë greke dhe duhet t’i përgjigjet shtetësisë.
Gazeta RD