Teksa mori fjalën në Kuvend, Agron Gjekmarkaj kritikoi buxhetin e vitit 2026, duke thënë se në vend që të ishte për nevojat e qytetarëve, por në fakt iu shërben interesave të caktuara.
Deputeti i PD tha se ky buxhet që pritet të miratohet nuk tregon zhvillim, por e thekson më shumë plagën sociale.
“Ky buxhet nuk është buxhet i shtetit. Është buxhet i porosisë. Është buxhet i interesave. Është buxhet i një filozofie që nuk njeh personalitetin e njeriut, por njeh vetëm përfitimin nga depersonalizuesit! Unë nuk votoj kundër shifrave. Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë. Kundër varfërisë së programuar“, u shpreh deputeti.
Më tej, ai shtoi se do të vototjë kundër çdo buxheti që e sheh shtetin si pronë private.
“Është buxhet i një filozofie që nuk njeh personalitetin e njeriut, por njeh vetëm përfitimin nga depersonalizuesit! Unë nuk votoj kundër shifrave. Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë. Kundër varfërisë së programuar. Kundër dekulturimit të qëllimshëm. Kundër korrupsionit të institucionalizuar. Kundër modelit që e quan të ndershmin të parëndësishëm dhe të padrejtin të suksesshëm”, tha ai.
Gazeta RD