Mirënjohje të thellë për mbështetjen tuaj të pakufishme dhe pa kushte!

Nga Adriana KALAJA

Të Nderuar Miq.
Së pari, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të thellë, për mbështetjen e pakufishme dhe pa kushte që më keni dhënë këto ditë, duke treguar se nuk ka “vdekur” shpirti i reagimit ndaj padrejtësive, ardhur nga çdo drejtim.
Së dyti, nga mijëra statuse apo sms që kam lexuar apo më keni dërguar, një pjesë të mirë dërguar dhe drejtuesve të PD-së, thellë thellë ndikuat në strategjinë e saj, duke e pastruar atë nga akuzat e panevojshme dhe të tepërta deri diku, dhe duke e futur në korsinë e duhur.
Së treti, në gjithë këtë debat publik, ju luftuat si për veten Tuaj, se kjo padrejtësi, u perceptua si kundër secilit prej jush.
Së katërti, reagimi Juaj jashtë çdo imagjinate, konfirmoi se të drejtat nuk dhurohen, por fitohem, duke mos heshtur por duke “bërtitur” fort.
Së pesti, sido që të shkojë votimi sot, unë e fitova betejën morale, se Populli me “referendum” me zgjodhi Avokaten e tij, referendum të cilin do e propozoj si ligj më vete, nëse zgjidhem Avokat I Popullit.
Së gjashti, zotohem se ashtu siç kam qenë Avokatja Juaj pa “mandat”, do vijoj të jem, edhe nëse zgjidhem nga Kuvendi, duke e parë padrejtësinë si shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të Njeriut garantuar nga Kushtetuta, pavarësisht nga cili kryhet.
Së shtati, do ushtroj kompetencat në çdo m2 të vendit ku konstatoj padrejtësi apo shkelje të të drejtave apo lirive themelore të njeriut, pavarësisht nga vjen e kundër kujt ushtrohet.
Së teti, të njëjtat kompetenca do ushtroj në bashkëpunim me organizatat partnere ndërkombëtare, për çdo shtetas shqiptar emigrant, pavarësisht ku jeton apo punon.
Së nënti, do dërgoj në Gjykatën Kushtetuese, çdo ligj që bie ndesh me interesat tuaja apo të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, gargantuar me Kushtetutë.
Së dhjeti, ftoj mazhorancën të më votojë se pushteti nuk është i përjetshëm, dhe se nesër në opozitë, do ta dëshironit një Avokate Populli si unë.
Me përulje të thellë, Avokatja Juaj e përjetshme, kundër çdo padrejtësie, pavarësisht nga vjen.
PS: Fytyra e vërtetë përtej të pamoralshmes, është fakti kur dikush që prrallis për “politikë të re” si Eskorta e mafiozes Yuri Kim, Endri Shabani, të futet në votim, kur ata që I kanë dhënë firmën, dhe kanë bërë shumë gabim, e kanë tërhequr atë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimet e Ramës nënshtrojnë Kushtetuesen/ Rikthehet në detyrë simboli i korrupsionit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese Në datën 12.12.2025, Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese mori në …