Reagon deputeti Eno Bozdo/ “Firma për Shabanin ishte një gabim, dhe kërkoj ndjesë”

Eno BOZDO
Miq, dy fjalë për çështjen e firmave të deputetëve për E.Shabanin.
Firmat janë dhënë jo si mbështetje politike, por si mundësi për secilin nga ata që deshën të kandidonin, për të kandiduar. Deputetët e PD ku unë jam pjesë, kanë dhënë firma për të gjithë ata që deshën të kandidonin.
Në këtë pikëpamje firma për Shabanin ishte një gabim, dhe kërkoj ndjesë për pjesën që më takon. Por kjo firmë, e ritheksoj, nuk ka lidhje me preferencën politike sesa me mundësinë për secilin që dëshëronte, të kandidonte. Premtimi për firmën ishte dhënë që në kohën kur organizohej një koalicion sa më i gjerë opozitar për zgjedhjet për bashkinë Tiranë.
Por kur PD dhe Grupi Parlamentar mori vendim politik, të gjitha firmat u tërhoqën dhe ne si grup parlamentar mbështetëm totalisht dy kandidatura shumë të nderuara, znj. Adriana Kalaja dhe zt. Besim Ndregjoni.
Pra vendimi politik i Grupit Parlamentar ishte mbështetja e vetëm dy kandidaturave të PD, që ishin:
Znj. Kalaja një luftëtare e paepur për kauzën opozitare, dhe zt. Ndregjoni, ish i përndjekur politik, përfaqësuar dinjitoz i shtresës së të përndjekurve.
Tani, duhet të themi që procesi nuk ishte aspak në linja politike derisa Komisioni i Ligjeve vendosi që firmat nuk vlejnë sepse deputetët e PD kanë firmosur për shumë kandidatë.Qëndrimi ynë u sqarua në Komision, duke thënë që ne, bazuar edhe në këtë fakt, tashmë i kemi tërhequr firmat dhe se mbështesim politikisht vetëm dy kandidaturat e mësipërme. Firmat u tërhoqën zyrtarisht në datën 5 dhjetor, duke i hapur tashmë rrugë verëm procesit të zgjedhjeve vetëm me mbështetje politike.
Por Rama nuk pyeti për këtë!
E. Shabanin ai e zgjodhi në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, ligjin dhe Regulloren e Kuvendit. Sepse tërheqja e firmave nga PD e bën procesin të pavlerë.
Edi Rama, me zgjedhjen e njëanshme që bëri, i grabiti opozitës atë që i takonte, në bazë të traditës parlamentare 20 vjecare. Edhe pse ai kishte thënë nëpërmjet T. Ballës se ky pozicion i takonte opozitës. Por ky ishte mashtrim dhe ata votuan të vetëm kandidaturën që u pëlqente!
Kjo qeveri grabit gjithçka sepse nuk ndalet përpara asgjëje. Akti i djeshëm është tregues i regjimit që nuk pyet për asgjë, dhe uzurpon gjithçka.
PD është fibra më e fortë e rezistencës shoqërore dhe politike. Të.gjithë ne duhet të bëjmë maksimumin tonë për të përmbysur regjimin. Diktaturat mposhten vetëm me rezistencë, bashkim dhe kontribute të të gjithëve! Ju faleminderit!

About Krye Redaktor

Check Also

Plas keq në PS/ Rama i sulet Tërmetit: Mos më çaj…

Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, e …