SHBA me reagim të fortë/ “Luftë karteleve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Shqipëri, është prioritet”

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka vendosur si prioritet të tij luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Shqipëri. Kjo është një nga reagimet më të forta që vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe qëndrimi është shpallur gjatë takimit të Kryetarit të grupit parlamentar të PD, Bardhi me Ndihmës Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Harmeet K. Dhillon.

Bardhi gjatë qëndrimit të tij në SHBA, është takuar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

Në vizitën zyrtare në Uashington, Bardhi u prit nga Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Harmeet K. Dhillon.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se lufta ndaj karteleve të drogës, është vënë në krye të agjendës së sigurisë së SHBA-ve.

Postimi

Gjatë qëndrimit në Ëashington DC, kisha kënaqësinë të takohem me Ndihmës Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë, znj. Harmeet K. Dhillon.

Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATOs dhe si vend kandidat për në BE.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Historia e marrëdhënieve të Altin Dumanit me të dënuarin Andon Pango

Një histori që nuk është shpjeguar kurrë thjesht për publikun dhe që lidhet drejtpërdrejt me …