Banorët në Levan: Salillari po grabit tokat me certifikata false! Po na varrosin të gjallë!

“Na marrin tokën ku kemi jetuar 30 vite. Si të mbijetojmë tani?!”- kjo është ulërima e 14 familjeve të Shtyllasit, që sot shohin t’u merret para syve i vetmi mjet jetese: Toka e bukës.

Prej vitit 1997 ata kanë AMTP, kanë punuar arat vit për vit, kanë paguar taksa deri në 2025, por sot tokat e tyre po shndërrohen në park fotovoltaik nga Salillari, një kompani që, sipas banorëve, “ka marrë certifikatë pronësie brenda një viti, në tokën që nuk e ka punuar kurrë”.

Në tokat ku mbillej grurë e jonxhë, sot hidhet çakull. “Vjen policia e më thotë: s’ke të drejtë, kompania ka certifikatë. Po unë kam 30 vite që paguaj taksë!” thotë një fermer.

Të tjerë tregojnë se certifikatat e premtuara nga shteti nuk u janë dhënë kurrë: “Kam paguar miliona lekë në hipotekë. S’na e nxjerrin. Ndërsa Salillarit ia japin brenda vitit.”

Banorët flasin për një skemë korrupsioni dhe mbivendosje të pronave: “Jemi dy pronarë për të njëjtën tokë. Na kanë nxjerrë tokën prodhuese si tokë jo frut. Ky është tjetërsim.”

Ata kërkojnë hetim urgjent nga SPAK-u: “Le të kontrollojnë certifikatën e 2024-s. Si u nxor ky dokument nga kadastra kur ne jemi pronarë të tokave me AMTP që prej 1997″?

Fjalët e trishta të fermerëve bëjnë fajtor edhe qeverinë në tjetërsimin që po u bëhet pronave të tyre.

“Po na varrosin të gjallë. Tani të na marrin e të na hedhin në det si në ‘97.” “Kush e ka këtë fuqi që tokën e bukës e mbulon me panele?”

Fermerët theksojnë se vetë kryeministri ka deklaruar se në toka prodhuese nuk vendosen panele.

Prandaj pyesin publikisht: “Nëse ligji e ndalon, kush po e lejon këtë? Kush na ka fshirë nga harta?”

Komuniteti paralajmëron se nuk do të tërhiqet: “Pa drejtësi nuk ka kthim prapa. Nëse s’na dëgjojnë, grevë urie te Kadastra.”/MCNTV

About Redaksia

Check Also

Rama i trembur nga hetimet dhe arrestimi/ Kërcënon hetuesit që i shkuan në zyrë

Rama i trembur nga arrestimi dhe nga hetuesit e BKH që i kanë shkuar në …