Analisti Fatos Lubonja komentoi në “News24” rikthimin në detyrë të zv.kryeministres Belinda Balluku. Lubonja shprehet se Shqipëria ndodhet në një autokraci dhe nuk funksionon ligji, por personat.
Më tej, Lubonja shton se Gjykata Kushtetuese aktuale është më e dobëta që kemi pasur, pasi ka mbështetur gjithnjë qeverinë në të gjithë shkeljet e Kushtetutës, shqiptarët presin a do bëhet drejtësi, apo do sundojë banda e Edi Ramës.
Lubonja: Ky është rasti në demokraci jo në autokraci. Në autokraci nuk është ligji në pushtet janë personat. Është personi. Është një diferencë shumë e madhe. prandaj nuk është hera e parë që GJK merr vendime skandaloze duke mbështetur qeverinë. Është më e dobëta që kemi pasur. Ajo e kohës Berishës i ka hedhur disa vendime kundër. Ndërsa kjo, vetëm 1 apo 2. E ka mbështetur në të gjithë shkeljet e kushtetutës. Këtu çështja fillon e mbaron te pikëpyetja sa e pavarur është drejtësia jonë. A e mbështesin ambasadorët amerikanë, kush është kundër?
Ky është një mesazh i qartë, për mua, që autokracia është ende e fortë. Dhe unë nuk do çuditem në thelbin e vet, i kam lexuar vendimet edhe formulimin, është një gjuhë e drunjtë. Duhet të ishte një gjuhë më e qartë. Gjykoj se ajo që presin njerëzit, ore a po bëhet drejtësi apo do sundojnë banda e Edi Ramës. Kjo është çështja në thelb fare.
Nuk di të them, sepse nuk i kam të qartë këto ndërkombëtarët janë prapa skene. Janë prapaskenë dhe ne interpretojmë gjithçka. Kishte një mbështetje shumë të fortë politike për Edi Ramën dhe reforma në drejtësi u konsiderua hap përpara dhe i dhanë vlera Edi Ramës. Unë gjykoj se ai entuziazmi që kanë një pjesë se janë amerikanët prapa dhe i japin zemër prokurorisë të hetojë kundër krimit dhe politikanëve e vë në pikëpyetje se nuk shoqërohet me deklarime publike.
Gazeta RD