“Avokati i Popullit”, PD çon në Gjykatën Kushtetuese Endri Shabanin

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar emërimin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Sipas PD, procesi i zgjedhjes është i pavlefshëm, pasi 35 deputetë që fillimisht kishin firmosur në mbështetje të kandidaturës së tij, e kanë tërhequr këtë mbështetje dy ditë pas publikimit të listës përfundimtare të kandidatëve.

Demokratët theksojnë se kërkesa për tërheqjen e firmave nuk është marrë parasysh as nga Komisioni i Ligjeve dhe as nga Kuvendi, duke e konsideruar këtë një shkelje të procedurave parlamentare.

Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota, në një proces votimi që u bojkotua nga opozita, e cila nuk mori pjesë në seancë.

About Redaksia

Check Also

Ku jemi këto 100 ditë në drejtimin e Bashkisë Vlorë nga kryetarja jolegjitime?

Nga Rezenbrik SERJANI ADMINISTRATA E 9 NËNTORIT, KRYESUAR NGA KRYETARJA JOLEGJITIME e Bashkisë Vlorë, BËN …