Berisha: Altin Dumani dhe Irena Gjoka kanë hyrë në galerinë e turpit të drejtësisë shqiptare

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se ish-drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, së bashku me gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Irena Gjoka, kanë hyrë në atë që e cilësoi si galeria e turpit të drejtësisë shqiptare.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese kanë përqendruar në një dorë të vetme funksionet e Faktit, Apelit dhe Gjykatës së Lartë për masat e sigurisë, duke i hequr kompetencat sistemit të drejtësisë në mënyrë të paprecedentë.
“Nuk është mesazhi i fundit për Altin Dumanin.
Ai, bashkë me Irena Gjokën, ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare.
Nuk është e fundit.
Ai ka hyrë në galerinë e turpit dhe të krimit.
Por siç e patë, Irena ka të tjera plot, Altinë ka të tjerë plot, me vendimin që mori Gjykata Kushtetuese, duke i marrë pushtetin plotësisht sistemit të drejtësisë, duke bërë Faktin, Apelin dhe Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë që nuk mund ta bënte kurrë.
Mos harroni se kjo gjykatë një vit më parë ka hedhur poshtë, nuk ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e 30 deputetëve të PD me pretekstin absurd që nuk legjitimohen, në një kohë kur Kushtetuta në mënyrë taksative përcakton një të pestën e deputetëve si institucion që mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Eksodi nuk ndalet, kryesisht i të rinjve!

Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që formëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Sipas …