Berisha: Altin Troplini u lexoi agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen me “patllake druri” që e tmerruan

Kryetari i PD, Sali Berisha, përpara ambienteve të SPAK-ut, ka deklaruar se drejtuesi i BKH-së, Altin Dumani, u kishte lexuar agjentëve një urdhër të kryeministrit Edi Rama për çarmatimin e tyre dhe zëvendësimin e armëve me “patllake druri”.
Berisha u shpreh se ky vendim, është marrë pasi agjentët e BKH-së “kanë tmerruar kryeministrin”, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë dhe skandaloze për një shtet ligjor.
“Mirëmëngjes dhe një përshëndetje të përzemërt.
Po të kërkoni ju të futeni në atë ndërtesë, nuk u lejojnë sepse po zhvillohej një takim shumë i veçantë.
Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës.
Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase.
Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin.
Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë.
Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses.
Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …