Berisha: Dumani po e mbyll me faqe të zezë! Çështja kundër meje është një histori mashtrimi dhe falsifikimi deri në qiell

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se Altin Dumani po e mbyll mandatin e tij me faqe të zezë, duke e cilësuar çështjen penale ndaj tij si një histori mashtrimi dhe falsifikimi “deri në qiell”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ka prova të plota për pasuri të fshehura të Dumanit, ndërsa theksoi se me rrogën e shtetit është e pamundur të përfitohen disa apartamente pa burime të tjera financiare.
Berisha: Dumani e mbyll me faqe të zezë.
Me pasuri të fshehura.
Kam prova të plota për këto.
Të them unë ty, jam ish-president dhe ish-kryeministër, dhe jap garanci të plotë para çdo shqiptari, se asnjë rrogëtar i këtij shteti, përfshi presidentin dhe kryeministrin, nuk mund të bëhet me 4 apartamente me rrogën e shtetit.
Ky deklaron se jam me qira tek vjehrri, a e kuptoni ju tani se çfarë mashtruesi është ky?
Po të thoshte që vjehrri i ka bërë dhuratë vajzës së vet një apartament, unë absolutisht do e pranoja, se baba i bën dhuratë vajzës një apartament, por ky është aksioner aty dhe thotë se është me qira tek vjehrri.
Ku i gjeti ky tre apartamentet e tjera?
Cili njeri mund të ketë me rrogën e shtetit tre apartamente?
Ja po ta them unë, mr rrogën e shtetit kam arritur të blej gjithsej 40 metër katrorë ndërtim. Mund ta blija më shumë, por duhet të merrja kredi.
Pa kredi, nuk mund të blihen…
Fakti që ka një akuzë zyrtare? Për çfarë akuza?
Unë nuk jam marrë me të këtu, por ajo është një histori mashtrimi dhe falsifikimi gjer në qiell.
A e di se çfarë thanë këta në fillim?
Ka marrë vendime për të favorizuar dhëndrin.
A e di se çfarë thonë tani?
Jo, nuk ka vendime, por ka përfituar nga vendimet.
E kupton apo jo?
Pasi e mashtruan publikun se vendimi aq i kaq për përdorimin e letrave me vlerë u bë për qëllim që të përfitonte dhëndri, dhe kur doli kishte përfituar gjithsej 64 euro, se i kishte paguar të gjitha, atëherë mbetën dhe tani thonë se ai ka përfituar 64 euro.
Çfarë thanë tjetër?
Ia ndryshoi destinacionin.
Destinacionin e ka ndryshuar Edi Rama, por nuk guxojnë ta thërrasin Edi Ramën.
Personi qëka ndërruar destinacionin e ndërtesave dhe të terrenit është pikërisht Edi Rama, sepse bashkë me vëllanë e tij kishin ndërmend të ndërtonin aty një qytezë të veten.
Në qoftë se Edi Rama ka firmosur me dhjetëra vendime nominale, nga të cilat 4 vetëm për Karlo Bolinon për të marrë tokën e falur nga pronarët për gjimnaz të lagjes, ka firmosur 38 mijë metër katrorë për vëllanë e tij te Rrapi i Treshit, ka firmosur miliona metër katrorë për klanet e tij, Sali Berisha ka vetëm një firmë nominale në të gjithë karrierën e tij, kjo firmë lidhet me një banesë që i është bërë dhuratë shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare.
Dhe ajo është bërë sepse shteti mori për ta bërë muze shtëpinë e tij në Gjirokastër.
Këta mashtrues, armiq të egër të pluralizmit, i bënë vetingun Sali Berishës dhe për çka u jam mirënjohës.
Jam i vetmi politikan me veting të plotë nga armiqtë e mi.
Nxorën se kursimet e mia dhe pasuria ime ishte një apartament 40 metër më i madh se ai në diktaturë dhe 100 mijë euro për 54 vite punë. Bashkë me bashkëshorten time.
Nxorën pastaj si korrupsion pushimet e paguara nga vajza ime një javë.
Ke dëgjuar ndonjëherë në historinë e botës se mund të konsiderohet korrupsion një gjë e tillë?
Nxorën korrupsion një faturë mjekësore të paguar nga vajza ime për mua dhe nënën e vet.
Nxorën si korrupsion pagesën që vajza ime dhe dhëndri kanë bërë për 3 fëmijë në nevojë, sepse ata trajtohen në qendrën e autizmit që drejtohet nga bashkëshortja ime, e cila në 20 vite nuk ka marrë asnjë qindarkë aty, ka paguar vullnetarisht.
Pra, këto janë akuzat që thoni ju.
Dhe këto i ka formuluar ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, me Altin Troplinin dhe Enkelejda Fetahun, mikeshën simotër të Taulant Ballës dhe asaj gjyqtares Fetahu.
Pra, ky si mercenar goditi pluralizmin në vitin elektoral në mënyrë që të fitojë partia e tij.
Por kjo është një betejë në vazhdim.
Nuk mbroj asgjë tjetër përveç pluralizmit politik.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama shumëzoi me zero SKAP-in dhe BKH nëpërmjet Irenave dhe Irenëve të Gjykatës Kushtetuese

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se, një ditë pas zgjedhjes së drejtuesit të SPAK, …